Lumir Abdixhiku i bën thirrje qeverisë: Koordinim të ngushtë me administratën Biden dhe aleatët tanë

23:05 | 02 November 2022

Abdixhiku, thirrje qeverisë: Koordinim të ngushtë me administratën Biden dhe aleatët tanë.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka kërkuar nga qeveria që të jetë në koordinim me ShBA-në dhe BE-në.

Ai, gjatë një tubimi me strukturat e partisë në Lipjan, ka theksuar se është i shqetësuar që, sipas tij, janë përkeqësuar marrëdhëniet e Kosovës me aleatë perëndimorë.

“Kosova nuk ka pse të zgjedhë mes ligjshmërisë dhe aleatëve më të ngushtë ndërkombëtarë; Kosova duhet t’i ketë të dyja, edhe ligjshmërinë edhe aleatët ndërkombëtarë. Një qeveri që sjell vendin përballë një zgjedhjeje të tillë ka dështuar që në fillim”, tha Abdixhiku.

“Si LDK, përveç se shprehim shqetësimin e thellë mbi relacionet e fundit të krijuara, ritheksojmë nevojën e koordinimit të plotë me aleatët tanë. Kërkesat e tyre të sinqerta, të Administratës Biden në ShBA e të aleatëve tjerë evropianë, duhen te merren me mençuri e jo me arrogancë”.

Komento: