Lumir Abdixhiku i reagon Albin Kurtit: Dokumentet e dialogut i ke pranuar, nëse i ke humbur ke mundur t’i kërkosh sërish

15:29 | 30 Prill 2021

Abdixhiku-Kurtit: Dokumentet e dialogut i ke pranuar, nëse i ke humbur ke mundur t’i kërkosh sërish.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku i ka reaguar kryeministrit Albin Kurtit, rreth dokumenteve për procesin e dialogut që sipas Kurtit nuk ka gjetur asnjë dokument në Prishtinë dhe është informuar gjatë vizitës në Bruksel.

Abdixhiku i ka thënë Kurtit që të bësh viktimën kur nuk je i tillë është dobësi.

Kreu i LDK-së tutje ka thënë se dokumentet e procesit të dialogut i janë dorëzuar Kurtit kur e ka pranuar detyrën, dhe nëse i ka humbur të njëjtat ka mundur t’i kërkojë sërish.

“Të bësh politikë është një gjë. Të bësh viktimën kur s’je i tillë është e panevojshme – është dobësi. Dokumentet e dialogut të janë dhënë ditën e pranimit të detyrës. Është ajo dosja e kaltërt që pason me dorështrëngim nga paraardhësi yt. Aty i ke 29 faqe raport. I ke edhe dokumentet e dakorduara në secilin takim. E ke pozicionin politik të Kosovës, e analizën e ekspertëve – të njëjtëve që i ke angazhuar tani për konsultim.Nëse s’i mbanë mend, ke mundur të pyesësh. Nëse i ke humbur, ke mundur t’i kërkosh sërish”, ka shkruar ai.

Komento: