Lumir Abdixhiku ironizon me dorëheqjen e ministri Latifi

18:44 | 06 Tetor 2022

Pas dorëheqjes së Latifit reagon Abdixhiku: Fajet? 20 vjet?

Pas dorëheqjes së ministrit të Shëndetësisë, Rifat Latifi ka reaguar kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

Kryetari i LDK-së ka thënë se pas një viti e gjysmë qeverisjes, Kosova është në pritje të ministrit të tretë të shëndetësisë, ndërkohë që ka vetëm 5% investime kapitale të realizuara.

“Një vit e gjysmë qeveri, në pritje të ministrit të 3-të në shëndetësi. Vetëm 5% investime kapitale të realizuara sivjet”, ka shkruar ai.

Ironikisht, Abdixhiku pyetur nëse për sukseset e munguara të qeverisë aktuale i kanë fajet 20 vitet e kaluara të qeverisjes.

“Fajet? 20 vjet? Paaftësi e papërgjegjësi!”, ka shkruar ai.

Komento: