Lumir Abdixhiku kërkon heqjen e TVSH-së për produktet elementare

11:01 | 19 October 2022

Ngritja e çmimeve nuk ka të ndalur, Abdixhiku kërkon heqjen e TVSH-së për produktet elementare.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka thënë se heqja e TVSH-së për produktet elementare nuk dëmton buxhetin e vendit, por ka thënë se lehtëson dukshëm përballueshmërinë e qytetarëve në këtë krizë që Abdixhiku e ka quajtur të paprecedentë.

Abdixhiku ka thënë se këtë propozim LDK-ja vazhdon ta ketë që nga marsi i këtij viti.

“Çmimi i miellit, vajit, bukës, qumështit, vezëve, domateve, patateve, orizit, fasuleve, sheqerit, naftës, benzinës e energjisë elektrike, është rritur për plot 50% në njëzet muajt e fundit.

Çfarë është blerë me 100 euro në fillim të vitit të shkuar, duhet të blihet me 150 euro sot. Këto nuk janë produkte luksi, e as të zëvendësueshme s’janë. Janë pjesë thelbësore e shpenzimeve mujore për çdo familje në vend.

Heqja e TVSH-së vetëm për këto produkte elementare, s’dëmton buxhetin e vendit. Heqja e TVSH-së lehtëson dukshëm përballueshmërinë e kosovarëve në këtë krizë të paprecedentë.

Ky është propozimi ynë nga marsi i këtij viti”, shkruan Abdixhiku ndër të tjera.

Komento: