Lumir Abdixhiku kopjon Ibrahim Rugovën para fillimit të konventës së LDK-së

14:37 | 19 Nëntor 2023
lumir-abdixhiku-kopjon-ibrahim-rugoven-para-fillimit-te-konventes-se-ldk-se

Para nisjes së Kuvendit të 10-të Zgjedhor të Lidhjes Demokratike të Kosovës, kryetari aktual Lumir Abdixhiku, e ka vizituar ëmbëltoren e njohur “Elida” që gjendet në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve.

Ai është i shoqëruar sekretari i LDK-së njëherësh kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti dhe nga ish-ministri i Shëndetësisë, Alush Gashi.

Këtë traditë Abdixhiku e ka zgjedhur ta bëjë sikur presidenti historik Rugova, i cili shpesh e vizitonte këtë vend, si më të preferuarin e tij në kryeqytet.

Komento: