Lumir Abdixhiku: Kurti solli diçka më shumë se Asociacioni, bëri edhe këtë gabim kapital

23:50 | 27 April 2023

Abdixhiku: Kurti solli diçka më shumë se Asociacioni, bëri edhe këtë gabim kapital.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, thotë se Albin Kurti bëri një gabim kapital në marrëveshjen e Ohrit dhe Brukselit.

Abdixhiku tha në emisionin DPT te Fidani në T7 se në preambulën e marrëveshjes së Brukselit të dakorduar më 27 shkurt, është gabim i madh për Kosovën që nuk mund të kthehet pas.

“Është hera e parë në histori që Kosova merret vesh për një pikë ku nuk ka paragjykim për statusin final. Është hera e parë që pranohet kjo prej pavarësisë. Këto janë obligime ndërkombëtare. Për këto po flas. Nuk ka kthim prapa. Për herë të parë pas pavarësisë, Kosova pranon një pikë ku nuk paragjykohet statusi”, tha ai.

Tutje ai tha se Kurtin nuk e fajëson askush për ardhjen e Asociacionit, por për atë që ka nënshkruar.

“Nuk e fajëson askush që e solli Asociacionin. Por ai solli dicka më shumë se ajo. Kjo është lehtë e evidentueshme”, shtoi ai.

Komento: