Lumir Abdixhiku merr votëbesimin, vazhdon të udhëheqë LDK-në

21:40 | 30 Korrik 2026
nis-votimi-ne-kuvendin-e-jashtezakonshem-te-ldk-se,-prishtina-dhe-peja-perfundojne-procesin

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka marrë votëbesimin e delegatëve në Kuvendin e Jashtëzakonshëm të partisë, duke siguruar vazhdimin e mandatit në krye të LDK-së.

Pas përfundimit të procesit të votimit dhe numërimit të fletëvotimeve, rezultati 170 me 152  konfirmoi mbështetjen e shumicës së delegatëve për Abdixhikun, i cili do të vazhdojë të drejtojë partinë edhe në mandatin e ardhshëm.

Në Kuvendin e Jashtëzakonshëm votuan 328 delegatë, të cilët u thirrën për të vendosur për votëbesimin ndaj kryetarit, në një proces që u zhvillua mes diskutimeve për drejtimin dhe të ardhmen e LDK-së.

Komento: