
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka reaguar ndaj përpjekjeve për krijimin e qeverisë së re, duke i quajtur ato “shfaqje teatrale” nga mandatarë pa shumicë dhe pa legjitimitet demokratik.
“Republika nuk është material loje për llogaritje të vogla elektorale. Sot, matematikisht dhe politikisht, nuk ka shumicë në Kuvend,” ka shkruar Abdixhiku.
Ai u bëri thirrje partive që, siç tha, “të jenë të vërteta me qytetarët” dhe të pranojnë realitetin politik, ndërsa shprehu besimin se presidentja Osmani do ta respektojë vullnetin e shumicës shqiptare për shpalljen e zgjedhjeve të reja./GazetaBlic