Lumir Abdixhiku ‘raporton’ te Kryesia e LDK’së pas takimit me Kurtin

22:04 | 08 November 2022

Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e Kryesisë, me ç’rast kreu i saj, Lumir Abdixhiku ka raportuar për takimin që pati me kryeministrin Kurti, bashkë me dy liderët tjerë opozitarë, pa çka se Haradinaj u largua nga takimi.

Në njoftimin e LDK’së, bëhet e ditur se e mbështesin koordinimin e plotë me aleatët e Kosovës, me ShBA’në dhe BE’në, marrëdhënie kjo që po e bën kryeministrin Kurti të jetë qendër e kritikave nga opozitarët.

“LDK beson se koordinimi i ngushtë me miqtë tanë ndërkombëtarë është zgjidhja e vetme për situatën aktuale. Institucionet e Kosovës duhet të punojnë ngushtë me aleatët tanë dhe të sigurojnë paqe e stabilitet në gjithë territorin e Kosovës”, thuhet në njoftim.

Lidhja Demokratike e Kosovës bën thirrje që Kosova të mos bie pre e, siç thonë ata, kurtheve që synojnë destabilizimin e vendit.

Njoftimi i plotë:

Komento: