Lumir Abdixhiku takohet virtualisht me Wieland, flasin për zhvillimet politike – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Lumir Abdixhiku takohet virtualisht me Wieland, flasin për zhvillimet politike

16:23 | 08 Prill 2021

Abdixhiku takohet virtualisht me Wieland, flasin për zhvillimet politike.

Sot kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku me bashkëpunëtorë e kanë mbajtur një takim virtual me Zëvendëspresidentin e Parlamentit Evropian Rainer Wieland.

Wieland e ka uruar Abdixhikun për detyrën e re dhe e ka konfirmuar gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit me LDK-në, si parti anëtare në Partitë Popullore Evropiane.

Abdixhiku e falënderoi Wieland për mbështetjen që i ka dhënë Kosovës në përgjithësi, njofton Klan Kosova.

Abdixhiku dhe Wieland diskutuan edhe për çështjet aktuale politike në vend me fokus të veçantë në zhvillimin e LDK-së, por edhe për integrimin e Kosovës në BE dhe organizata tjera ndërkombëtare.

Komento: