Lumir Abdixhiku tregon në krah të kujt po mbijeton Kosova

12:19 | 14 June 2019

Diaspora po del të jetë shpëtimtare e Kosovës.

Deputeti i LDK, Lumir Abdixhiku, duke cituar të dhënat e Bankës Qendrore, ka thënë se kontributi i diasporës për Kosovën është plot 5.5 milionë euro në ditë.

“Nëse keni pyetur ndonjëherë se si mbijeton Kosova, këto 2 miliardë të tyre, çdo vit e secilin vit, bëjnë përgjigjen”, ka shkruar Abdixhiku.

“Plot 5.5 milionë euro – NË DITË – është kontributi i diasporës për Kosovën (të dhënat e Bankës Qendrore)”, ka shkruar ai.

Publikim nga Abdixhiku:

– 800 milionë euro para të gatshme për familjet e tyre.

– 200 milionë euro investime në pasuri.

– 1 miliardë euro shpenzime gjatë qëndrimit këtu.

Komento: