Abdixhiku viziton Pentagonin: Tempulli i mbrojtjes së demokracisë dhe lirisë.
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, në vazhdën e vizitave në SHBA, ka vizituar edhe Pentagonin.
Një gjë të tillë e ka njoftuar vetë Abdixhiku, duke e konsideruar Pentagonin si “tempulli i mbrojtjes së demokracisë dhe vetë lirisë”, shkruan lajmi.
Ai vizitën në Pentagon e ka quajtur si “pritja më e rëndësishmë e kësaj vizite”.
“Në Pentagon, tempullin e mbrojtjes së demokracisë dhe vet lirisë. Një ndër pritjet më të rëndësishme të kësaj vizite”, ka deklaruar ai.
Përveç Abdixhikut, në vizitë po qëndron edhe kreu opozitar, Memli Krasniqi. Të dy liderët opozitarë treguan përulje për partneritetin Kosovë-SHBA përgjatë takimit me emisarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.