Abdixhiku zhvillon takime me veprimtarë dhe udhëheqës të degëve të LDK-së në Gjermani dhe Suedi.
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka pasur takime përbajtësore me veprimtarë dhe udhëheqës të Degës së LDK-së në Gjermani dhe Suedi.
Lidhja Demokratike e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë takimeve u diskutua për zgjedhjet lokale të tetorit, edhe pse në mërgim, bashkatdhetarët tonë asnjëherë nuk e harruan vendlindjen e tyre, përcjell Klankosova.tv.
“Degët tona në Gjermani dhe Suedi gjithmonë ishin pjesë e rëndësishme e të gjitha proceseve jo vetëm në kuadër të LDK-së, por edhe në konsolidimin e shtetit të Kosovës”, thuhet në shkrimin e kësaj partie.
Tutje, ata u shprehën të bindur se ky koordinim dhe kjo frymë unifikimi do sjell rezultate pozitive në zgjedhjet lokale.