Lumir Abdixhiku zotohet se pagat do t’u paguhen mësimdhënësve

18:01 | 03 Tetor 2022

Abdixhiku zotohet se pagat do t’u paguhen mësimdhënësve.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, e ka akuzuar Qeverinë Kurti për kërcënim të mësimdhënësve me mos zbatimin e pagave ndaj tyre.

Me këtë rast ai është zotuar në emër të tij dhe të LDK-së se pagat do t’u paguhen mësimdhënësve.

“Mësimdhënësit e vendit, ata që u bënë tabelë qitjeje nga ushtritë digjitale të pushtetit, ta kuptojnë se Qeveritë janë të përkohshme por shteti mbetet i përhershëm. Këto paga do tu paguhen – herët apo vonë. S’ka forcë që ju merr të drejtën mbi to; merreni këtë si zotim publik timin dhe të LDK-së”.

“Deri atëherë, ne do të bëjmë çdo përpjekje të mundshme, të detyrojmë pushtetin mashtrues të ekzekutojë pagesat”.

Komento: