Lunin i sjell probleme Real Madridit me vendimin e tij të fundit

21:46 | 25 Korrik 2023

Real Madridi ka qenë aktiv në tregun e transferimeve deri më tani, por Andriy Lunin raportohet se po i sjell telashe.

Sipas “AS”, Real Madridi dëshiron ta largojë portierin këtë verë pasi nuk vlerëson aftësitë e tij.

Megjithatë, Lunin ka insistuar që të qëndrojë deri në fund të kontratës dhe ky vendim ka bërë që një portier i ri rezervë të mos transferohet në “Santiago Bernabeu”.

“Los Blancos” ishin të interesuar për një numër objektivash, duke përfshirë David Soria (Getafe) dhe Stole Dimitrievski (Rayo Vallecano), por duket se ata nuk do të nënshkruajnë me askënd për sa kohë që ukrainasi të mbetet në klub.

Klubi nga kryeqyteti spanjoll nuk do të rinovojë kontratën me 24-vjeçarin, që skadon më 30 qershor 2024.

Kësisoj, një portier rezervë për Thibaut Courtois besohet se do të transferohet verën e ardhshme.

Komento: