Lushaku-Sadriu e quan jokushtetues shpalljen e Kuvendit si të konstituuar

11:44 | 01 Shtator 2025
Lushaku-Sadriu e quan jokushtetues shpalljen e Kuvendit si të konstituuar

Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu e ka quajtur jokushtetuese shpalljen e Kuvendit si të konstituuar nga kryetari Dimal Basha.

Kështu u shpreh ajo në një konferencë për media, ku tha se përderisa nuk është kompletuar kryesia e Parlamentit, ai nuk mund të funskionalizohet në tërësi.

Ajo thotë se pikërisht për këtë arsye, LDK nuk do të marrë pjesë në mbledhjen e thirrur sot të Kryesisë së Kuvendit.

Komento: