Lushaku-Sadriu: LDK-ja do të angazhohet në themelimin e institucioneve, i nënshtrohemi vullnetit të anëtarësisë

12:05 | 31 Korrik 2026
lushaku-sadriu:-ldk-ja-do-te-angazhohet-ne-themelimin-e-institucioneve,-i-nenshtrohemi-vullnetit-te-anetaresise

Deputetja e zgjedhur e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, ka deklaruar se pas Kuvendit të Jashtëzakonshëm të partisë, ku Lumir Abdixhiku u rikonfirmua në krye të LDK-së, angazhimi i subjektit do të jetë i fokusuar në krijimin dhe funksionalizimin e institucioneve të reja.

Lushaku-Sadriu tha se rezultati i votimit në Kuvendin e Jashtëzakonshëm rikonfirmoi mandatin e Abdixhikut dhe sendrimet e dhëna aty përcaktuan drejtimin e mëtejshëm të partisë.

“LDK-ja kishte Kuvendin e Jashtëzakonshëm, ku rezultatet e votimit e rikonfirmuan kryetarin Abdixhiku për ta vazhduar mandatin e tij. Aty u dhanë qëndrimet se angazhimet e LDK-së duhet të jenë në prizmin e bërjes së institucioneve dhe themelimit të tyre”, ka deklaruar ajo.

Ajo shtoi se grupi parlamentar i LDK-së do të jetë në harmoni me këtë qëndrim dhe do t’i nënshtrohet vullnetit të anëtarësisë së partisë.

“Grupi parlamentar do të jetë në harmoni me këtë deklaratë, prandaj ne i nënshtrohemi një vullneti të anëtarësisë”, tha Lushaku-Sadriu.

Komento: