Lushaku-Sadriu: S’ka më ndërrim të tretë në shkollat e Prishtinës

23:08 | 07 January 2025
lushaku-sadriu:-s’ka-me-nderrim-te-trete-ne-shkollat-e-prishtines

Në shkollat e kryeqytetit nuk do të ketë më ndërrim të tretë.

Kështu ka deklaruar Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Jehona Lushaku Sadriu.

Përmes një postimi në Facebook, ajo tha se edhe në shkollën “Dardania” ka marrë fund kjo ngarkesë, si për nxënësit, ashtu edhe për prindërit e tyre, raporton Klankosova.tv.

“Jam shumë e lumtur që përfundimisht nxënësit e shkollës ‘Dardania’ në Prishtinë nuk do të mbajnë mësim në ndërrimin e tretë. E gjysmëvjetori i dytë, nxënësit do t’i gjejë me klasë të renovnuara e me një shkollë moderne që i ngjason shkollave evropiane”.

“Fëmijët tanë meritojnë shkollim cilësor”, shkroi Lushaku-Sadriu.

Komento: