Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, ka thënë se do ta padisin Lëvizjen Vetëvendosje për shpifje.
Lushtaku këtë deklaratë e dha përmes një lidhje të drejtpërdrejt në Info10, përgjatë komentimit të videos së fundit të publikuar nga VV-ja sipas tyre për keqpërdorimin me terminale.
“Albin Kurti dhe VV-ja po tentojnë ta zhvendosin vëmendjen prej krizës që po kalon vendi, prej që ka ardhë Qeveria Kurti në pushtet. Përmes kësaj video po tenton t’i mbulojë dështimet e veta, nuk është cudi. Sigurisht në këtë video ka më shumë material për t’i paditur në gjykatë, prandaj ne me ekipin e avokatëve jemi duke punuar që VV-në si parti dhe Kurtin ta padisim për shpifje, lincim dhe denigrim të imazhit, sepse asgjë në atë video nuk është e vërtetë”, ka thënë ai.