Lushtaku e Mustafa nisen drejt Hagës, policia shfaqet në aeroportin ‘Adem Jashari’

10:58 | 13 Janar 2019

Sami Lushtaku dhe Rrustem Mustafa-Remi, sot do të nisen drejt Hagës.

Zyrtarë të policisë së Kosovës tashmë gjenden në Aeroportin ‘Adem Jashari’, nga i cili pritet që së shpejti të nisen drejt Hagës dy ish-komandantët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sami Lushtaku dhe Rrustem Mustafa.

Lajmin për nisjen e tyre drejtë Hagës e ka konfirmuar avokati Arianit Koci, në cilësinë e palës mbrojtëse e Lushtakut dhe Mustafës.

Koci, i cili udhëton në cilësinë e avokatit mbrojtës, ka theksuar se udhëtimi i tyre do të realizohet përmes linjës së rregullta ajrore.

E për ta siguruar terrenin për nisjen e Lustakut e ,Mustafës, në aeroport tashmë gjendjen njësitet e p-olicisë së Kosovës.

Sot do të jetë dita kur ata do të fluturojnë me aeroplan për atje, Sami Lushtaku do të niset në ora 11:55 nga Aeroporti i Prishtinës “Adem Jashari”.

Ai fillimisht do të shkojë në Gjermani, ndërkohë që deklaratën e tij në Hagë do ta jap të mërkurën. Ai dy ditë do të qëdnrojë në Gjermani.

Ndërkohë Rrustem Mustafa ditën e hënë do të jap deklaratën e tij. Mustafa do të ketë sot fluturimin i cili do të jetë në ora 14:35 për në Lubljanë.

Komento: