Lushtaku i ashpër me Qeverinë Kurti: Shkarkimi i Kodrës është skandaloz

22:42 | 15 Korrik 2022

Sami Lushtaku, i ka reaguar Qeverisë Kurti.

Lushtaku ka akuzuar qeverinë Kurti, duke thënë se kanë krijuar antipati ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“I turpshëm e skandaloz lajmi se është shkarkuar nga pozita e Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë së Emergjencave të Kosovës, njëri prej themeluesve të UÇK-së, pjesëtar i grupit të Komandantit Legjendar Adem Jashari, luftëtar i dalluar i UÇK-së, Gjenerali Fadil Kodra”, thuhet në postimin e tij.

Shkrimi i plotë:

I turpshëm e skandaloz lajmi se është shkarkuar nga pozita e Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë së Emergjencave të Kosovës, njëri prej themeluesve të UÇK-së, pjesëtar i grupit të Komandantit Legjendar Adem Jashari, luftëtar i dalluar i UÇK-së, Gjenerali Fadil Kodra.

Duket që kjo qeveri e turpit ka aq shumë antipati ndaj UÇK-së, sa askush nuk mund të imagjinonte se veprimet e saj do të bien deri në këtë nivel. Nuk ka turp më të madh sesa të shkarkohet nga pozita e Drejtorit të Agjencionit të Emergjencave, një njeri si Fadil Kodra, që gjithë jetën e ka vënë në shërbim të kombit.

Duket që ka ardhë koha e proserbëve e nostalgjikëve të Jugosllavisë që të qeverisin me institucionet e Kosovës.

Turpi ju mbuloftë!

Komento: