Lushtaku i drejtohet Kurtit: Mos luaj me ndjenjat e popullit

21:17 | 17 Shtator 2022

Kurti po vazhdon të bëjë deklarata se Kosova mund të ketë sërish lufta.

Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Mergim Lushtaku, ka kërkuar nga kryeministri Kurti që “të mos luajë me ndjenjat e popullit”, pasi ky i fundit edhe një herë përmendi mundësinë për luftë në Kosovë, gjatë një interviste për mediumin kroat, “Vecernji list”.

Lushtaku ka thënë se kjo qasje e Kryeminstrit ngjason me epokën e pushtetarëve të shekullit të kaluar që përhapnin frikë dhe panik dhe që, sipas tij, kjo po bëhet për ta hequr vëmendjen nga dështimi në qeverisje e kriza ekonomike, përcjell Gazeta Online Reporteri.net.

“Kjo qasje e Kryeministrit na kujton epokën e pushtetarëve të shekullit të kaluar të cilët përhapnin frikë e panik në popull nga armiq të jashtëm me qëllim që të largonin vëmendjen nga krizat e thella ekonomike, varfëria e dështimi qeverisës.”

Deputeti i PDK’së konsideron se prezenca e SHBA’së dhe NATO’s në Kosovë eliminon çdo mundësi për luftë.

Komento: