Lushtaku ka tri rekomandime për Qeverinë Kurti

21:16 | 22 Shtator 2022

Kriza ekonomike ka përfshirë vendin tonë.

Deputeti i PDK’së, Mërgim Lushtaku, ka dalë më tri propozime për Qeverinë Kurti, për të tejkaluar krizën në vend.

Propozimi i parë i tij ka qenë të realizohet pagesa e TVSH-së nga konsumatori i fundit, e jo te ngarkohen bizneset duke paguar TVSH-në në doganë

Propozimi tjetër ka qenë që të fiksohet çmimi i energjisë elektrike për prodhuesit vendorë për një kohe të caktuar, si dhe të bëhet subvencionimi i veçantë i bizneseve prodhuese ku janë të punësuara gratë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

“Rekomandimet e mia të cilat rrjedhin në bazë të konsultimeve me ekspertë dhe duke marrë për bazë kërkesat e ndërmarrësve privatë”, ka shkruar Lushtaku.

Postimi i plotë:

Duke parë që Qeveria Kurti II është duke injoruar ndërmarrësit dhe prodhuesit vendor të cilët janë promotori i zhvillimit ekonomik dhe gjenerimit të vendeve të reja të punës.

Përveç propozimit të KQM në kuadër të PDK-së, unë si deputet i Kuvendit, i propozoj Qeverisë Kurti II t’i lejë anash inatet e saj dhe t’i pranojë rekomandimet tona, të cilat janë bërë për të mirën e qytetarëve dhe ndërmarrjeve private.

Rekomandimet e mia të cilat rrjedhin në bazë të konsultimeve me ekspertë dhe duke marrë për bazë kërkesat e ndërmarrësve privatë janë:

1. Të realizohet pagesa e TVSH-së nga konsumatori i fundit, e jo te ngarkohen bizneset duke paguar TVSH-në në doganë. Duke paguar TVSH-në pas shitjes së produktit, bizneset do të kenë mundësi të investojnë në blerje të lëndës së parë apo të investojnë në zhvillimin e prodhimtarisë!

2. Fiksimi i çmimit të energjisë elektrike për prodhuesit vendorë për një kohe të caktuar me qëllim që të jenë konkurrues me prodhuesit e rajonit. Kjo do të realizohej me subvencionim të çmimit nga buxheti i Kosovës, mbi çmimin e fiksuar të energjisë elektrike.

3. Subvencionimi i veçantë i bizneseve prodhuese ku janë të punësuara gratë, me qëllim të stimulimit të punësimit për gratë, gjë e cila do të ndikonte më fuqizimine grave dhe ekonomive familjare!

Komento: