Lushtaku kujton dëshmorët e martirët e Polacit: Mirënjohje për ata që sakrifikuan jetën për liri

16:03 | 07 Prill 2024
lushtaku-kujton-deshmoret-e-martiret-e-polacit:-mirenjohje-per-ata-qe-sakrifikuan-jeten-per-liri

Nënkryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku ka përkujtuar 87 dëshmorët e martirët e fshatit Polac.

Lushtaku thotë se ata që sakrifikuan jetën për lirinë e Kosovës, e kanë mirënjohjen dhe respektin më të thellë.

“Në ditën e përkujtimit të 87 dëshmorëve e martirëve të fshatit Polac, shprehim mirënjohje e respekt të thellë për të gjithë këta burra e gra, pleq e fëmijë nga Polaci i Hasan Prishtinës, që sakrifikuan jetën në shërbim të lirisë së Kosovës. Kujtimi për ta do të mbetet i paharruar. Lavdi e përjetshme!”, shkroi Lushtaku në Facebook.

Komento: