Nesër Gjykata Speciale do ta intervistojë ish-komandantit të Zonës së Drenicës, Sami Lushtaku.
Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për Zonën e Llapit, Rrustem Mustafa- Remi ka përfunduar intervistimin e tij 16 orësh nga Prokurorët e Dhomave të Specializuara, në Hagë të Holandës.
Ai për dy ditë radhazi u përgjigj në pyetje të ndryshme të prokurorëve ku pas përfundimit të intervistimit deklaroi se është marrë në pyetje si dëshmitar i dyshuar, duke mos treguar se çka do të thotë fjala “dëshmitar i dyshuar”.
“Kam një fjalë, e dini se kam pas shumë pyetje nga gazetarët si do të përfundon intervista me mua pranë Dhomave të Specializuara. Isha i ftuar si dëshmitar i dyshuar. Ka qenë intervistë e gjatë, sot përpunoi. Pyetjet ishin shumë serioz dhe unë isha shumë serioz. Unë po u them, UÇK-ja më ka mbrojt mua, unë nuk kam pasur nevojë ta mbrojë UÇK-në”, ka theksuar Remi për media.
Ndërsa nesër do të fillojë intervistimi i gjeneralit tjetër të UÇK-së, ish-komandantit të Zonës së Drenicës, Sami Lushtaku, i cili sot ka arritur në Hagë.
Intervista e Lushtakut pritet të nis në orën 10:00 dhe nuk dihet se sa do të zgjatë.