Pas dënimit të Calit, Lushtaku: Presidentja qëndron me UÇK-në apo me Vuçiqin dhe Serbinë Barbare?
Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku ka reaguar pas dënimit që mori ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa, nga Gjykata Speciale, me seli në Hagë.
Lushtaku përmes një postimi në Facebook tha se kryeministri Kurti shkroi ca fjalë për rastin dhe UÇK-në, por jo edhe presidentja Vjosa Osmani.
“Shprehi indinjatën më të madhe ndaj këtij trupi gjykues, i cili dënon mbrojtësit e familjeve shqiptare, pa fakte. Ndërkohë, Albin Kurti më në fund i tha disa fjalë për këtë rast dhe për UÇK-në, që vlen të vlerësohet! Por, të njejtën gjë nuk e bëri Presidentja e vendit, znj. Osmani”, ka shkruar Lushtaku.
Ai madje shtroi pyetjen se “Presidentja qëndron me UÇK-në apo më Vuçiqin dhe Serbinë Barbare?”.
“Si qytetar por edhe si përfaqësues i popullit, dua të dijë, nëse Presidentja qëndron me UÇK-në apo më Vuçiqin dhe Serbinë Barbare? Shprehu znj. Osmani?!”, shkroi ai.