Lushtaku pas protestës për çlirimtarët në Skenderaj: Ishte madhështore

14:46 | 21 Shtator 2026

Kreu i Skenderajt, Sami Lushtaku ka falënderuar të rinjtë dhe qytetarët e komunës që protestuan sot duke kundërshtuar vendimin dënues ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, Lushtaku tha se protesta e sotme ishte dëshmi e fuqisë, unitetit dhe guximit të qytetarëve të cilët nuk do të heshtin përballë kësaj padrejtësie.

“Faleminderit rinisë dhe qytetarëve të Skenderajt të cilët sot dëshmuan se zëri i tyre është zë i drejtësisë, dinjitetit dhe lirisë për krerët e UÇK-së në Hagë. Protesta madhështore ishte dëshmi e fuqisë, unitetit dhe guximit të qytetarëve të cilët nuk do të heshtin përballë kësaj padrejtësie. JO në emrin tim!’, ka shkruar ai.

Komento: