Lushtaku: Për ta kthyer Kosovën në rrugën e drejtë dhe të denjë, kemi shumë punë për të bërë

21:33 | 07 Korrik 2024
lushtaku:-per-ta-kthyer-kosoven-ne-rrugen-e-drejte-dhe-te-denje,-kemi-shume-pune-per-te-bere

Përveç kreut të PDK-së, Memli Krasniqi, edhe deputeti i kësaj partie, Mërgim Lushtaku, ka shkruar për Kuvendin e parë zgjedhor në Gjermani ku kryetar dege është zgjedhur Shahin Dervishaj.

Lushtaku ka shkruar se në misionin e tyre për ta kthyer Kosovën në rrugën e drejtë dhe të denjë, kanë shumë punë për të bërë së bashku.

Postimi i tij:

Në misionin tonë për ta kthyer Kosovën në rrugën e drejtë dhe të denjë, kemi shumë punë për të bërë së bashku.

Për këtë çështje në Baden Württemberg, me pjesëmarrjen e qindra delegatëve, mbajtëm Kuvendin e parë zgjedhor në Gjermani. Shahin Dervishaj u zgjodh me unanimitet Kryetar i Degës së PDK-së parë, nga gjashtë sa kemi në këtë shtet.

Z.Dervishaj, që nga viti 1989 ka themeluar biznesin e tij në Gjermani, në të cilin tash numëron mbi 120 punëtor.

Krahas biznesit, ai është edhe një bamirës i madh, e që gjithashtu është treguar i suksesshëm edhe në politikë, ku përveç politikës kosovare, ai ruan kontakte të mira me politikan gjerman të Baden Württemberg-ut.

Komento: