Lushtaku: Projektet që PDK-ja i ka ndërtuar ndër vite, Qeveria Kurti nuk është në gjendje as t’i mirëmbaj

11:10 | 16 Qershor 2026
lushtaku:-projektet-qe-pdk-ja-i-ka-ndertuar-nder-vite,-qeveria-kurti-nuk-eshte-ne-gjendje-as-t’i-mirembaj

Ish-deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, ka reaguar për kontratën për largimin e dheut në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Lushtaku deklaroi se projektet që PDK-ja i ka ndërtuar nder vite, Qeveria Kurti nuk është në gjendje as t’i mirëmbajë. “4.6 milionë euro kontratë për heqjen e dheut! Ato që PDK-ja i ka ndërtuar ndër vite, këta nuk janë në gjendje as t’i mirëmbajnë.

Ndërkohë, kontrata prej 4.6 milionë eurosh vetëm për heqjen e dheut duhet të trajtohet me urgjencë nga Prokuroria.

Gjithsesi, e vetmja e mirë në gjithë këtë turp dhe në këtë kontratë skandaloze është se njerëzit nuk do ta humbin jetën si pasojë e këtyre rrëshqitjeve të dheut dhe mungesës së reagimit me kohë.

Qytetarët meritojnë siguri, përgjegjësi institucionale dhe transparencë për çdo cent të parasë publike”, ka shkruar Lushtaku.

Komento: