Para nisjes, në Aeroportin e Prishtinës Sami Lustaku ka pritur në vizitë kryeministrin e vendit Ramush Haradinajn.
Sami Lushtaku ka thënë se nuk e dinë në çfarë cilësie është ftuar nga Gjykata Speciale, ku pritet të intervistohet me 16 janar.
Para pak minutash, ai ka postuar dy fotografi në Facebook, ku shihet në shoqërinë e kryeministrit Ramush Haradinaj dhe familjarëve të tij.
“Dje, sot, nesër dhe përgjithmonë, e kam mbrojtur dhe do ta mbroj të vërtetën, luftën e drejtë dhe të pastër të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka shkruar Lushtaku.