Lushtaku publikon foto me Haradinajn: E kam mbrojtur dhe do ta mbroj luftën e UÇK’së

13:06 | 13 Janar 2019

Para nisjes, në Aeroportin e Prishtinës Sami Lustaku ka pritur në vizitë kryeministrin e vendit Ramush Haradinajn.

Sami Lushtaku ka thënë se nuk e dinë në çfarë cilësie është ftuar nga Gjykata Speciale, ku pritet të intervistohet me 16 janar.

Para pak minutash, ai ka postuar dy fotografi në Facebook, ku shihet në shoqërinë e kryeministrit Ramush Haradinaj dhe familjarëve të tij.

“Dje, sot, nesër dhe përgjithmonë, e kam mbrojtur dhe do ta mbroj të vërtetën, luftën e drejtë dhe të pastër të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka shkruar Lushtaku.

Komento: