Lushtaku thotë se LVV po bënë loja dhe po viktimizohet

11:20 | 04 Mars 2026
lushtaku-thote-se-lvv-po-bene-loja-dhe-po-viktimizohet

Deputeti i Partisë Demokratike e Kosovës (PDK), Mërgim Lushtaku ka deklaruar se vendi është duke shkuar drejt zgjedhjeve të reja, duke fajësuar shumicën parlamentare, pra Lëvizjen Vetëvendosje për mungesë zgjidhjeje në procesin e zgjedhjes së presidentit.Ai tha se PDK-ja, me në krye Bedri Hamza, ka qenë e gatshme të kontribuojë për një zgjidhje të situatës politike dhe ka mbështetur idenë e një kandidati konsensual për president, por sipas tij, një figurë e tillë nuk është arritur.Deputeti theksoi se partia e tij ka dhënë propozimet e veta, ndërsa përgjegjësinë kryesore për situatën aktuale ia atribuon Lëvizja Vetëvendosje si fituese e zgjedhjeve.“Realisht, ne e kemi parë dhe jemi të gjithë dëshmitarë që Partia Demokratike e Kosovës me në krye Bedri Hamzën, kemi qenë të vullnetshëm që të bëjmë një zgjidhje të situatës aktuale politike që rrjedh edhe me zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovës. Dhe kemi qenë pro një kandidati konsensual, por që nuk është arritur ajo figurë që të realizohet edhe të propozohet. Dhe kemi dhënë edhe propozimet tona si Parti Demokratike e Kosovës, dhe fatkeqësisht shohim një lloj arrogance tek pushteti apo tek shumica parlamentare, që është edhe fituese e zgjedhjeve me 51%. Prandaj përgjegjësia kryesore i mbetet Vetëvendosjes duke dhënë ne kontributin tonë në zgjidhjen e kësaj situate. Prandaj me keqardhje po shohim që jemi drejt rrugës së zgjedhjeve të reja, dhe po shohim që më shumë ka qenë i angazhuar zotëri Kurti se si t’ia lërë fajin opozitës sesa t’i zgjidhë problemet reale të qytetarëve që, mirë apo keq, kish ardhur deri te zgjedhja reale apo tek pranimi i kërkesave të qytetarëve dhe punimi drejt zgjedhjeve reale”, tha ai.Sa i përket iniciativës së Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës për takim të partive opozitare lidhur me këtë çështje, ai e cilësoi si të mirëseardhur, por theksoi se numrat në Kuvend e bëjnë të pamundur një unifikim pa përfshirjen e shumicës.“Iniciativën e shohim të mirëseardhur, por duhet të kuptojmë edhe numrat që janë në Kuvendin e Kosovës. Dimë që shumica në Kuvendin e Kosovës është nga radhët e partisë në pushtet, Vetëvendosje, dhe çdo kandidim apo hyrje në garë realisht nuk është unifikim i Kuvendit të Kosovës apo i përfaqësimit të partive politike në Kuvendin e Kosovës. Prandaj, sigurisht që fituesi dihet dhe kemi pastaj një vazhdim të pushtetit totalitar apo autoritar, më mirë të them, në vazhdimësi dhe një kukull në udhëheqje. Prandaj, ne nuk dëshirojmë që të vazhdojmë të kemi një noter që i certifikon çdo vendim pushtetit aktual, sepse është një pushtet me një besim të madh dhe sigurisht që duhet dikush që është një lloj garantuesi i Kushtetutës dhe i shtetit dhe i balancave të pushtetit”, tha ai.Deputeti bëri të ditur se PDK nuk ka propozuar ende ndonjë kandidat, ndonëse, sipas tij, ka emra të mjaftueshëm, duke theksuar se pa pajtueshmëri me partinë në pushtet nuk sheh hapësirë për kandidim.“Partia Demokratike e Kosovës nuk ka ardhur deri tek propozimi i asnjë kandidature. Ne kemi kandidatë të mjaftueshëm, por derisa nuk ka një pajtueshmëri me partinë në pushtet, sigurisht që nuk ka hapësirë as me kandidu sepse shohim që është vetëm lojë dhe shohim që dëshiron të viktimizohet me radhë partia në pushtet”, tha ai.

Komento: