Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku sot në seancën e Kuvendit i ka dërguar një infuzion zyrtarëve të Qeverisë.
Në lidhje me këtë, Lushtaku në emisionin “Ditari” në Tëvë1, tregoi qëllimin e aktivitetit simbolik sot në seancën e Kuvendit.
“Ky aktivitet simbolik kishte për qëllim t’i tregonte Qeverisë se ju keni nevojë për infuzion edhe Shëndetësia, sidomos pas dorëheqjes së Latifit. Çdo institucion ku ka vakum institucional sigurisht që krijon nevojë që të ketë një administrim më të shpejt të kërkesave ditore dhe politike në sektor të caktuar. Kërkesat në shëndetësi janë të mëdha. Çdo ditë po ka ikje të mjekëve për shkak të mosrregullimit të infrastrukturës e përgjithshme në shëndetësi dhe plotësimin e kërkesave të mjekëve”, deklaroi ai.
Lushtaku po ashtu tregoi edhe çfarë i tha kryeministri, Albin Kurti pas dërgimit të infuzionit.
“Kurti u çudit realisht dhe më tha ‘çfarë po tregon me këtë aktivitet’. Thash kryeministër duhesh të piqesh më shumë dhe me marrë përgjegjësinë që ta ka dhënë qytetari, e jo duke pritur në vendosmërinë tënde arrogante, atëherë më tha ‘po qëndroj kështu i papjekur’”, tregoi Lushtaku.