Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku ka vizituar familjen e kryetarit të ndjerë të Rahovecit, Qazim Qeskës.
Përmes një shkrimi në Facebook, Lushtaku ka thënë:
“Sot kisha nderin dhe kënaqësinë që, bashkë me Prof. Dr. Idriz Vehapi, të vizitoj familjen e të ndjerit Qazim Qeskës, kryetarit të parë të Rahovecit nga radhët e PDK-së.
Qazim Qeska, një udhëheqës i kalibrit të lartë, mbetet një figurë e shquar për komunën e Rahovecit dhe më gjerë. Veprimtaria e tij ka treguar se politika mund të jetë në shërbim të qytetarëve me ndershmëri, vizion dhe përkushtim. Ai ishte jo vetëm një lider institucional, por edhe një njeri i afërt, i dashur dhe i respektuar nga qytetarët, emri i të cilit do të nderohet gjithmonë.
Sot, familja e tij ruan me krenari vlerat dhe parimet që ai mishëroi. Mikpritja dhe respekti i tyre më dhanë energji dhe frymëzim për të vazhduar përkushtimin tim ndaj interesave të qytetarëve tanë”.