Sami Lushtaku është zgjedhur kryetar i Degës së PDK-së në Skënderaj.
Këtë e ka bërë të ditur vet Lushtaku përmes një postimi në rrjetin social Facebook ku ka thënë se ka marrë besimin e mbi 90 % të anëtarësisë.
“Faleminderit delegatëve në Kuvendin e Degës për besimin me mbi 90% të votave, që edhe për një mandat të jem Kryetar i Degës së PDK-së në Skenderaj”.
“Do të jem kryetar i të gjithëve”, ka thënë Lushtaku.
Partia Demokratike e Kosovës, është duke mbajtur zgjedhjet e brendshme në të gjitha degët e saj në tërë vendin ku po zgjidhen strukturat e reja.