Lutfi Haziri: Amerika ka vendosur “kufizime” ndaj Kurtit, të njëjtën pritet ta bëjë edhe BE-ja

23:14 | 21 Shkurt 2023

Haziri: S’ka ndodhur më herët, Amerika ka vendosur “kufizime” ndaj Kurtit, të njëjtën pritet ta bëjë edhe BE-ja.

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka thënë se nuk ka ndodhur më herët që Amerika të vendos kufizime ndaj funksionarëve të Kosovës, siç thotë ndodhi me disa zyrtarë të partisë së shumicës,

Haziri në emisionin ‘Pressing’ në T7 tha se këto kufizime mund t’i aplikojë edhe Bashkimi Evropian.

“Një numër i madh i zyrtarëve të partisë të shumicës është në kufizime edhe sot. Mund t’i aplikojë edhe BE’ja shumë shpejt, nëse s’kanë fillu me apliku për disa prej tyre. Një lloj kufizimi ka, injorimet në nivelet e larta, si konferenca e Mynihut, që nuk është hera e parë, është hera e dytë, Kurtin nuk e kanë takuar republikanët si administratë për shkak të një marrëveshje të transportit”.

Sipas Hazirit, “Nuk ka ndodh që prania e Kosovës në cdo konferencë ndërkombëtare që ka qenë, nëse delegacioni amerikan ka qenë aty e mos m’u taku”.

Komento: