Lutfi Haziri bën hajgare me Limajn e Ahmetin, thotë se janë printues të dokumentesh të Thaçit

23:28 | 24 December 2018

Nënkryetari i LDK-së ka deklaruar se shef i Dialogut është presidenti Hashim Thaçi, ndërkaq Fatmir Limaj e Shpend Ahmeti vetëm printues dokumentesh.

Haziri, ka deklaruar se Kosova nuk ka ekip negociator, por ekip mbështetës të presidentit Thaçi.

Në televizionin publik, ai tha se Fatmir Limaj e Shpend Ahmeti do të jenë mbështetës teknikë të presidentit, duke printuar dokumente.

“Ata dy, pra Limaj e Ahmeti, do të njihen me katunde të reja e do bartin letra për Thaçin, do të nxjerrin statistika, do të nxjerrin harta mbi tavolinë, dhe nuk janë palë në bisedime”, deklaroi Haziri.

Sipas tij, Qeveria, por edhe PSD-ja, po bëjnë propagandë kur thonë se kanë ekip negociator, sepse siç tha ai, SHBA-ja dhe BE-ja e kanë bërë të qartë se Thaçi është palë në bisedimet Kosovë-Serbi.

Ai ka ripërsëritur se LDK-ja nuk bëhet pjesë e këtij dialogu pa pasur legjitimim në proces të ri elektoral.

Komento: