Nënkryetari për Bashkëpunim Rajonal në LDK, Lutfi Haziri, vlerëson se qëndrimi i Kurtit për gjuhën zyrtare në Maqedoni e shkel me dy këmbë vullnetin politik të shqiptarëve atje.
Haziri për “Front Online” thotë se kjo shkel edhe luftën çlirimtare të shqiptarëve që e kanë bërë për të drejtat e tyre.
“Jo që i irriton, por shkel me të dy këmbët vullnetin politik të shqiptarëve dhe marrëveshjen e luftën çlirimtare që e kanë bërë për këto të drejta dhe progresin 20 vjeçar që e kanë pagu si proces deri të standardizimi në përdorim të gjuhës shqipe”, u shpreh Haziri.
Haziri ka hedhur kritika ndaj kryeministrit Kurti që nuk e përmendi marrëveshjen në dëm të Kosovës.
Ai tutje, thotë se bashkëpunimi me Maqedoninë Veriut duhet të vazhdoj, por jo në dëm të shqiptarëve e as maqedonasve.
“Kurtit nuk ju kujtua me rikthyer kujdesin për gjuhën shqipe, por as nuk u përmend çështja e marrëveshjes në dëm të Kosovës për emrin kushtetues Maqedonisë në atë kohë të marrëveshjeve të lidhura me Millosheviq, por foli për çështje të mbyllura për partneritet, bashkëpunim që natyrisht marrëdhëniet duhet të avancohen por jo në dëm të shqiptarëve as maqedonasve”./FrontOnline/