Isa Mustafa është rizgjedhur me aklamacion kryetari i ri i LDK-së.
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka folur për media pas zgjedhjes së Isa Mustafës Kryetar të LDK-së me aklamacion.Ai tha se ideja e tij për një kandidat konsensual është aprovuar.
“Është arritur që 4 kandidatura të mos kandidojnë. Me këtë është arritur që të bëhet marrëveshje për kandidat konsensual”, ka thënë Haziri.
Haziri ka folur edhe për mos aprovimin e kandidaturës së Fatmir Sejdiut.
Ai u shpreh se votat në demokraci nuk falen, duke iu referuar pretendimeve të Fatmir Sejdiut që nuk u la të kandidojë.
Kryetari i Gjilanit tha se tash do të zgjedhën organet e tjera të LDK-së.
“Tash kemi me zgjedh trupën kryesore që është organ përfaqësues i LDK-së” , është deklaruar Haziri.