Lutfi Haziri me këtë poezi ia uron gruas ditëlindjen

20:43 | 25 Maj 2020

Me një poezi të Dritëro Agollit, Lutfi Haziri ia uron gruas ditëlindjen.

Gruaja e kryetarit të Gjilanit, Lutfi Hazirit, sot mbushi 32 vjet.

Sot ka festë në shtëpinë e Lutfi Hazirit, bashkëshortja e tij Miki Bajrami feston ditëlindjen e 32-të, shkruan lajmi.net.

Dhe për këtë ditë të veçantë kryetari i Gjilanit ia ka kushtuar gruas një poezi të Dritëro Agollit, të cilën e përcëlloi me një foto pran saj.

Ka ditëlindjen sot kjo artiste

Dhe s’merret vesh sa vjet po mbush,

Kjo s’është e errët veç për mua,

Se ç’vite mbush, s’e di askush..

Ndaj unë e them këtë me bindje,

E them këtu, e them kudo:

Çdo grua ka veç ditëlindje,

Dhe vit të lindjes mos kërko…

| D. Agolli |

Gezuar ditelindjen

Te duam Luta, Kenga, Loti, Mimas & Lumi, shkruan n[ postimin e Hazirit.

Komento: