Lutfi Haziri rrëfehet për dashurinë, flet për takimin e parë me bashkëshorten e tij, Miken

12:01 | 27 Dhjetor 2020

Lutfi Haziri rrëfen takimin e parë me bashkëshorten e tij, Miken: Tani është këshilltarja më e mirë e imja.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, krahas karrierës së tij si politikan komentohet mjaft shumë edhe për jetën personale.

Ai është i martuar prej shumë vitesh me këngëtaren Myrvete Bajrami, e cila për publikun tashmë është e njohur si ‘Mikja’.

Të njëjtit po ashtu kanë së bashku tri vajza dhe një djalë të vetëm.

I pari i Gjilanit së fundmi në një intervistë në emisionin “Tete a Tete me Adelinën” ka treguar se si është njohur me Miken dhe flet për takimin e tyre të parë.

“Jemi takuar në aktivitete me të thënë të drejtën, në kulturë, Mika ka qenë në famën e vet unë kam qenë në kohën time në Gjilan udhëheqës apo kryetari i Forumit të Rinisë në atë kohë, pra Mika ka qenë në famën e vet në rritje me motrën. Ka qenë kontribuese, ka dhënë kontribut në aktivitete kulturore në veçanti për festa 28 Nëntori, në Flakën e Janarit që në Gjilan është tradicionale aty e kam parë për herë të parë. Mandej ngadalë duke e parë e duke e zgjedh”.

“Ne kemi tre 7 në jetë, më 7 janar i kam propozuar më 7 qershor jemi fejuar dhe me 7 tetor jemi martuar brenda një viti. Mandej më bërë bërë këshilltarja, njeriu, mbështetësja e kritikuesja më e madhe”, ka thënë mes shumë gjërash Haziri.

Komento: