Lutfi Haziri thotë se pa LDK nuk ka zgjidhje as zgjedhje: LDK është e madhe

23:25 | 14 Janar 2021

Haziri ka thënë se pa LDK s’ka as zgjidhje as zgjedhje, LDK është e madhe.

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri përmes një postimi ka publikuar pamje nga pritja e kandidatit për kryeministër, Avdullah Hoti në qytetin e Gjilanit.

Përmes postimit, Haziri bëri të ditur emrat e pesë kandidatëve të LDK-së që do të garojnë në zgjedhjet e 14 shkurtit: Lirije Kajtazi, Valentina Bunjaku Rexhepi, Imet Rrahmani, Faton Bislimi e Ramiz Ramadani.

Ai u shprehë se pa LDK-në nuk ka zgjidhje e as zgjedhje.

Postimi i plotë:

Bashkë me strukturat e LDK-së në Gjilan, duke respektuar rregullat anti-COVID-19, e mirëpritëm kryeministrin aktual dhe në ardhje, mikun tim, Avdullah Hoti, në kuadër të mobilizimit për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Kemi me punu natë e ditë me ia zgjat mandatin sepse kemi shumë arsye për këtë.
LDK e Gjilanit është ngritur në këmbë që ta mbështesë listën fituese.

Njëkohësisht, i prezantuam edhe pesë kandidatët tanë për deputetë: Lirije Kajtazi, Valentina Bunjaku Rexhepi, Imet Rrahmani, Faton Bislimi e Ramiz Ramadani.

Pa LDK, s’ka as zgjidhje as zgjedhje.

Roli i LDK-së është zhvillimi, ndërtimi dhe ruajtja e Republikës.

LDK është e madhe.

Na priftë e mbara!

Komento: