Haziri, LDK: Kurti duhet të insistojë që njohja të ndodhë.
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se LDK-ja mbështet procesin e dialogut dhe se kjo mbështetje është politike edhe për kryeministrin Albin Kurti, përderisa në Bruksel ka filluar takimi mes Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.
“Ne presim që qëllimi kryesor i këtyre bisedimeve të ruhet dhe kryeministri për mandat e ka që të negociojë për një njohje të ndërsjellë mes Serbisë dhe Kosovës. Dokumenti është në një situatë të merret ose të lihet, por aneks dokumenti është ai që pritet të jep format, kohë apo ta sqarojë mënyrën se si do të ecë kjo marrëveshje bazë, ku kryeministri duhet të insistojë apo të mos pritet më pak sesa që njohja të ndodhë”, tha Haziri për Klan Kosova.
Hairi tha se njohja është qëllimi kryesor, por se shpreson që të mos hapen kapitujt e mbyllur, pasi kjo, sipas tij, do të rezultonte në negociata të pafundme.
“Edhe dokumenti bazë edhe aneks-dokumenti, e parashohin që marrëveshjet e arritura, duhet të zbatohen, pa diskutim, ndërsa aneks-dokumenti e parasheh kohën, periudhën dhe mënyrën për të arritur deri atije. Shpresoj që të mos hapen kapitujt e mbyllura, sepse pastaj do të mbytemi në negociata të pafundme”, deklaroi ish-kryetari i Gjilanit.
“Kryeministri po ndihet i mjaftueshëm, nuk e ka opozitën në pjesë të procesit, nuk e ka shoqërinë civile, nuk e ka mbyllur debatin e filluar në Kuvend, dhe ka bërë disa hapa të vegjël të gabueshëm, për mendimit tonë”.