Lutfi Hazriri: LDK e para, ky është dallimi me partinë e dytë

20:05 | 06 October 2019

Haziri thotë se LDK e para, Vetëvendosje e dyta.

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se partia e tij është fituese e zgjedhjeve dhe se VV është e dyta.

“LDK është parti fituese e zgjedhjeve, parti e parë me mbështetje qytetare. LDK kthehet si parti e parë në Republikë. LDK e ka një përparësi në udhëheqje.

Kemi një paqartësi dallim mes neve dhe partisë së dytë. Po shohim se disa parti kanë fillu me shpallë veten si fituese, por të jeni të bindur se LDK në këtë rezultat është e sigurt. Ne po flasim për mostrat e para dhe mostrat e dyta do të jenë shumë më të saktë.

Ka një diferencë ndaj partisë së dytë dhe ka një diferencë shumë të madhe ndaj partisë së tretë”, tha Haziri në konferencë.

Ai tha se në ora 21:30 do të ketë qartësi më të madhe sa i përket rezultateve.

Komento: