LVV për një vjetorin e sulmit në Zveçan: Republika nuk pezullohet

10:32 | 29 Maj 2024
lvv-per-nje-vjetorin-e-sulmit-ne-zvecan:-republika-nuk-pezullohet

Lëvizja Vetëvendosje, ka reaguar për një vjetorin e sulmit që kishte ndodhur në Zveçan, shkruan FrontOnline.

VV thotë se Republika nuk pezullohet, derisa me anë të një fotografie kanë bërë dallimin e objektit të Komunës së Sveçanit, një vit më parë dhe sot.
Nga VV thonë se insistimi i institucioneve të Republikës së Kosovës ka bërë që atje sot pamja të jetë krejt ndryshe sepse nuk ka tjetër alternativë pos zbatimit të kushtetutshmërisë, ligjshmërisë dhe kësisoj ruajtjes së sovranitetit e integritetit territorial të Republikës së Kosovës.
Njoftimi i VV:
Republika nuk pezullohet

Sot u bë një vit kur grupe kriminale të organizuara dhe dirigjuara nga Serbia me qëllim moslejimin e ushtrimit të detyrës zyrtare të katër kryetarëve në veri sulmuan Policinë e Kosovës, ushtarët e KFOR-it dhe gazetarët e pranishëm.

Në Zveçan para objektit të komunës me 29 maj janë plagosur mbi 90 ushtarë të KFOR-it prej tyre dhjetëra me pasoja të përhershme.

Insistimi i institucioneve të Republikës së Kosovës ka bërë që atje sot pamja të jetë krejt ndryshe sepse nuk ka tjetër alternativë pos zbatimit të kushtetutshmërisë, ligjshmërisë dhe kësisoj ruajtjes së sovranitetit e integritetit territorial të Republikës së Kosovës.

Një vit pas, Komuna e Zveçanit funksionon, me kryetar, me stemën e flamurin e Republikës së Kosovës.

Komento: