LVV shënjestron partitë opozitare me një video të re

16:27 | 30 Prill 2023

LVV shënjestron partitë opozitare me një video të re: Tri rastet për drejtësinë.

Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar një tjetër video, përmes së cilës ka shënjestruar sërish partitë opozitare.

LVV-ja i ka përdorur për videon më të re deklaratat e fundit të zyrtarëve të partive opozitare.

Sipas LVV-së, janë “3 rastet shkollore për drejtësinë që e njohim të gjithë”.

“Drejtësia që e njohim të gjithë. 3 raste shkollore të treguara ditëve të fundit: – ShIK-u që kërkon 3 milionë për të liruar Guvernatorin. – Ministri i LDK-së që kërkon nga Policia të mos ja burgos kryetarin. – Kryeprokurori që i shkon me dosje Kryeministrit”, ka shkruar LVV sipër videos së shpërndarë në Facebook.

Videoja e partisë në pushtet vjen pasi një debat për drejtësinë u bë edhe në Kuvendin e Kosovës pas arrestimit të kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi. Pas këtij arrestimi, LVV dhe kryeministri Albin Kurti e sulmuan kryeprokurorin e Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj.

Komento: