LVV tregon ku do të votojë Albin Kurti

21:38 | 05 October 2019

Nesër në vend do të mbahen zgjedhjet e parakoshme.

Në ditën e zgjedhjeve i nominuari për kryeministër nga radhët e Vetëvendosjes, Albin Kurti, do të votojë në Fakultetin Juridik në Prishtinë.

Lëvizja Vetëvendosje përmes një emaili ka njoftuar se kreu i saj do të votojë nesër në ora 9:30.

Ndërkaq, numri 2 në listën e Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, do të votojë në Sallën 1 Tetori në Prishtinë, në orën 12:00.

Zgjedhjet e ditës së nesërme rrjedhën si pasojë e dorëheqjes së ish-kryeministrit Haradinaj.

Haradinaj dha dorëheqje nga posti i kryeministrit më 19 korrik, kjo për shkak se ai mori ftesë nga Gjykata Specile në Hagë për tu paraqitur si i dyshuar.

Komento: