Lyrical Son tregohet një burrë i kujdesëshëm, me fjalë zemre për bashkëshorten

18:34 | 19 Gusht 2020

Lyrical Son me fjalë zeme për bashkëshorten në gjashtë vjetorin e martesës.

Lyrical Son shquhet si një prej reperëve më të dashur të skenës shqiptare.

Përveçse një rep-artisti, ai është edhe një bashkëshort dhe baba shembullor në familjen e tij.
Reperi, emri i vërtetë i të cilit është festim Arifi, bashkë e gruan e tij, Gresë, kanë kremtuar sot përvjetorin e gjashtë të martesës së tyre.

Me këtë rast, Lyrical Son publikoi në InstaStory një fotografi të tij dhe të bashkëshortes, në mbishkrimin e së cilës nuk i kurseu disa fjalë zemre për këtë përvjetor.

“Urime gjashtë vjet martesë zemër. Ishalla gjithmonë bashkë e me shëndet”, ka shkruar Arifi në InstaStory.

Dyshja më pas publikuan edhe një fotografi tjetër të përbashkët, ku shihet se gjashtë vjetorin e martesës kishin vendosur ta festonin në një darkë romantike.

Çifti përndryshe jetojnë së bashku në Prishtinë dhe janë prindër të dy fëmijëve.

Komento: