Macron dhe Brigitte presin Kurtin dhe gruan e tij në darkën në Pallatin Élysée

23:29 | 10 Nëntor 2026

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë vizitës në Paris, është pritur edhe në pallatin presidencial në Francë, nga Presidenti francez Emmanuel Macron dhe Zonja e Parë Brigitte Macron.

Përmes një postimi në Facebook, Kurti njoftoi se ai mori pjesë në darkën e shtruar në kuadër të Forumit të Paqes në Paris.

“Bashkë me Ritën ishim të nderuar të marrim pjesë në darkën e shtruar nga Presidenti Emmanuel Macron dhe Zonja e Parë Brigitte Macron, në Pallatin Élysée, në kuadër të Forumit të Paqes në Paris”, shkroi kryeministri.

Pjesëmarrja e tyre u bë në kuadër të Forumit të Paqes në Paris, ku janë mbledhur liderë të shumtë botëror.

Komento: