Po kërkohet edhe një herë të nisen bisedimet mes Ukrainës dhe Rusisë.
Në vazhdën e negociatave dhe ndërhyrjeve ndërkombëtare për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, presidenti francez, Macron, dhe kancelari gjerman, Scholz, zhvilluan një bisedë telefonike të përbashkët me kreun e Kremlinit, Vladimir Putin.
Presidenti rus u kërkoi liderëve perëndimorë të mos dërgojnë më armë në Ukrainë, në të kundërt kjo gjë do të përshkallëzonte me tej situatën dhe konfliktin.
Tre liderët diskutuan dhe për rrezikun e krizës ushqimore, me Putin që premtoi se është i gatshëm të lehtësojë kalimin e grurit, përfshirë atë ukrainas, përmes porteve nga Deti i Zi.
Thirrjes së Macron dhe Scholz për bisedime serioze me Zelensky, Vladimir Putin iu përgjigj se Rusia është e gatshme të rinisë dialogun me Kievin, pa folur për një takim të mundshëm mes dy liderëve.
Mes të tjerash, presidenti francez dhe kancelari gjerman, gjatë telefonatës i kërkuan liderit rus që të lirojë 2500 ushtarët ukrainas që u kapën rob pas dorëzimit nga Azovstali.